Kosova po kthehet me medalje nga Kampionati Botëror i E-Sports

20:05 | 19 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Në vendin e 3-të në Dota2 dhe vendin e 5-të ne CS:GO, Kosova ka qenë shteti i dytë më I suksesshëm, pas Suedisë nga 80 shtetet që kanë marrë pjesë në këtë kampionat duke filluar nga faza e kualifikimive.

Hera e parë që Kosova shkon në një kampionat të tillë dhe renditet shumë lartë falë përformancës së lojtarëve kosovar.

Kosova gjithashtu u anëtarësua në Federatën Evropiane të Esports gjatë këtij kampionati.

Edhe presidenti i IESF ishte i mahnitur me energjinë, motivimin dhe forcën e lojtarëve tanë andaj edhe u bashkangjit në foto me delegacionin e Kosovës.

Kryetari i Federatës së E-sporteve të Kosovës, Altin Prenqi dhe nënkryetari, Besnik Thaqi zotohen se do të vazhdojnë mbështetjen e lojtarëve kosovar, sidomos për t’i ndihmuar ata në pjesëmarrjen e vazhdueshme në kampionatet Evropiane e Botërore./Arbresh.info

Të ngjashme