Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka zhvilluar një telefonatë me Përfaqësuesin Special të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar me të cilin kanë diskutuar për një numër çështjesh.
Kurti ka thënë se kanë diskutuar edhe për çështjen e dialogut dhe nevojën për të pasur rezultate, progres në një proces që duhet të përfundojë me njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.
“Në një bisedë telefonike me të dërguarin e Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar. Diskutuar për një sërë çështjesh përfshirë reformat demokratike, programin mbi punë dhe drejtësi, angazhimin për dialog dhe nevojën për të parë rezultate dhe progres që përqendrohet në njohje reciproke”, ka shkruar Kurti.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?