Google ADS

Nesër pritet të shpallen rezultatet përfundimtare të raundit të dytë të zgjedhjeve

16:49 | 19 Nëntor 2021
L G

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pritet që nesër të shpall rezultatet përfundimtare të raundit të dytë të zgjedhjeve që u mbajtën më 14 nëntor.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Ai për arbresh.info tha se janë përmbyllur të gjitha proceset në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), dhe tashmë ka mbetur konfirmimi nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka përmbyllur të gjitha proceset në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve, në mesin e të cilave është numërimi i votave jashtë Kosovës, votave me kusht dhe votave të personave me nevoja e rrethana të veçanta. Tashmë ka mbetur që të shtunën të marrim konfirmimin nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Kjo do të thotë se KQZ-ja mund të shpallë rezultatet përfundimtare të raundit të dytë gjatë ditës se shtunë”, u shpreh Elezi.

Ndryshe, më 14 nëntor, në 21 komuna është zhvilluar raundi i dytë i zgjedhjeve lokale pas atyre që u mbajtën me 17 tetor në tërë territorin e Kosovës. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme