Kosova ngjitet për dy pozita në renditjen e FIFA-s

16:19 | 19 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Përfaqësuesja e Kosovës është ngjitur për dy pozita në renditjen e re të FIFA-s.

Nga vendi i 113-të, Kosova është ngritur në vendin e 111-të, ani pse rezultatet e fundit nuk ishin shumë të dëshirueshme.

“Dardanët” janë ngritur për dy vende pas ndeshjeve të nëntorit, ku fillimisht u befasuan nga Jordanian në “Fadil Vokrri” në një përballje miqësore.

Pastaj, barazuan 1-1 me Greqinë në Athinë, ndeshje kjo e fundit për kualifikimet e Kampionatit Botëror “Katari 2022”.

Gjithashtu, lëvizja e ekipeve bëhet edhe në varësi të paraqitjeve të kundërshtarëve, andaj janë një varg rrethanash të cilat ndikojnë në rankimin e kombëtareve./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme