Policia e Kosovës, konkretisht zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale Kufitare Lindje – Kaçanik, gjatë kryerjes së detyrave në parandalimin dhe zbulimin e kontrabandës, më datë 18.11.2021 rreth orës 19:30 sipas planifikimeve taktike në terren, në rrugët malore të fshatit Korminjan, fshat afër vijës kufitare me Republikën e Serbisë, në dy raste të ndara, kanë identifikuar si të dyshuar një traktor pa targa regjistrimi me një rimorkio të improvizuar, si dhe një rimorkio të braktisur që dyshohej se kishin mall të kontrabanduar, transmeton arbresh.info.
Traktori me rimorkiot janë sjellë në terminalin Doganor “Dheu i Bardhë”, ku në orët e mbrëmjes është paraqitur personi i dyshuar S.J. (1993), i cili ka deklaruar se traktori është pronë e tij dhe se mallin e kishte sjellë rrugëve malore nga Republika e Serbisë në Republikën e Kosovës.
Në të dy rastet me mall të kontrabanduar, i cili është sjellë duke iu shmangur kontrollit doganor dhe atij policorë janë konfiskuar si në vijim:
158 arka x 20 shishe x0.5 litra- birra të llojeve të ndryshme
3 paketa x 6 shishe x 1 litra – raki
282.6 kg – mish derri
1 pako 5.835 kg – mish i konservuar
12 kafaze me pula =156 copë
10 pako x 50 copë – korniza për vendosjen e targave të automjeteve
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent me urdhër të të cilit iniciohen rastet “Kontrabandim me Mallra” ndërsa për veprime të mëtejme ligjore, është njoftuar Dogana e Kosovës dhe Njësia e Hetimeve./arbresh.info/
Ishte kapiten i Shqipërisë ndaj Gjeorgjisë, Ismajli: Për mua...
Abdixhiku: S’kam asnjë dyshim që Llapi do t’i prijë ringritj...
Alba Vukaj shfaqet e mrekullueshme në imazhet e fundit
FAST Kosova arreston një person të kërkuar me urdhërarrest n...
Shqipëria shënon fitore të madhe në udhëtim tek Gjeorgjia
Bislimi priti në takim drejtoreshën e UNPD-së për Evropë, fl...