Nuk ka njeri që nuk do ta shijonte këtë pjatë, veçanërisht nëse është kremoze, e lëngshme dhe e shijshme, sipas recetës së shefit Gordon Ramsey.
Ai ka zbuluar recetën e tij perfekte për një pastë kremoze karbonara që është gati për 10 minuta, transmeton portal arbresh.info
Shikoni më poshtë se si mund ta përgatisni shpejt dhe lehtë këtë specialitet të famshëm në shtëpi dhe të shijoni këtë vakt të shijshëm!
Përbërësit:
1 copë e imët proshute e tymosur
Gjysme pako shpageti
2 të verdha të vezës
2 këpurdha mesatare
2 thelpinjë hudhre
1 spec djegës
Pak bizele të ngrira
180gr salcë kosi
Djath parmixhano
Kripë
Piper
Vaj
Majdanoz
Përgatitja:
Hidhni spagetat në ujë të vluar.
Në një tigan ngrohni vajin e ullirit dhe shtoni proshutën e prerë në kubikë.
Prisni imët hudhrën, më pas shtoni proshutën, këpurdhat e prerë në feta, specin djegës të grirë imët dhe pak bizele.
Në një tas në të cilin keni ndarë të verdhat, shtoni parmixhanin e grirë dhe kosin.
Përziejini gjithçka mirë dhe shtoni pak ujë, më pas përzieni përsëri.
Nga uji në të cilin janë zier shpagetat, marrim rreth 10 lugë gjelle dhe i vendosim në një tigan me proshutë dhe përbërës të tjerë.
Pasi shpagetat të jenë zier, i kullojmë dhe i shtojmë në tigan.
Përziejini gjithçka mirë, shtoni përzierjen e të verdhës së vezës dhe përzieni përsëri.
E spërkasim me majdanoz të grirë, e përziejmë mirë, më pas e servirim në një pjatë dhe sipër e grijmë shumë parmixhan./arbresh.info/
Cambridge largohet nga Trepça, mitrovicasit kanë një emër pë...
Struktura fetare e Kosovës: 93.49 % të besimit islam, 2,31 %...
Rriten rastet e braktisjes së shkollës në Kosovë
Profesori Koser: Kosova shembull që duhet ndjekur nga shtete...
Hasani: Mbi 5 mijë tekste mësimore në diasporë, rreth 20 mij...
Deliu- Kodra thotë se ushtarët e FSK-së kanë mbetur pa rrymë