Zvogëlimi i ndotjes së ajrit sipas udhëzimeve të reja mund të shpëtojë më shumë se 100 mijë jetë në Europë, thuhet në një raport të publikuar nga Agjencia Europiane e Mjedisit.
Vlerësohet se 307 mijë njerëz në Europë kanë vdekur para kohe në vitin 2019 për shkak të ekspozimit ndaj grimcave të imëta, transmeton portal arbresh.info
Agjencia thotë se rreth 178,000 ose 58 për qind e atyre vdekjeve të parakohshme teorikisht mund të parandalohen nëse të gjitha vendet anëtare të BE-së do të kishin respektuar udhëzimet e reja të përcaktuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
OBSH shtrëngoi kufijtë e saj të rekomanduar për ndotësit e ajrit në shtator.
Agjencia Europiane e Mjedisit e vendosur në Kopenhagë vuri në dukje se cilësia e ajrit në Europë u përmisua ndjeshëm në vitin 2019, në krahasim me atë që ishte në vitin 2018.
Të dhënat gjithashtu i atribuojnë 40,400 vdekje të parakohshme ekspozimit kronik të dioksidit të azotit dhe 16,800 vdekje të parakohshme ekspozimit akut të ozonit.
Analiza vëren se shifrat për tre ndotësit nuk mund të përmblidhen sepse ekziston një shkallë korrelacioni mes tyre.
Shifrat mbulojnë 41 vende, duke përfshirë 27 vende anëtare të BE-së dhe vende të tjera europiane.
Sipas vlerësimeve të OBSH-së, shtatë milionë njerëz në mbarë botën vdesin para kohe çdo vit nga efektet e ndotjes së ajrit./arbresh.info/
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë