Vaksinat dhe testet në shtëpi kundër Covid-19 janë ndër shpikjet më të mira të vitit 2021, sipas revistës prestigjioze ”Time”.
Revista e njohur amerikane, si çdo vit, ka nxjerrë listën me 100 produkteve që kanë shënuar 12 muajt e fundit.
Këto përfshijnë gjithashtu pajisje dhe produkte për klimën.
Kjo është arsyeja pse ju duhet ta merrni seriozisht shfaqjen e kërpudhave në këmbë dhe thonjtë tuaj!
Ekzistojnë dy produkte për Covid-19, i pari ka të bëjë me tre teste në shtëpi, prodhuar nga ”Abbot”, ”Ellume” dhe ”Acon”.
”Këto nuk zëvendësojnë testet standarde PCR, por mund të shërbejnë si linja e parë e mbrojtjes në identifikimin e të infektuarve dhe kufizimin e përhapjes së virusit”, shkruan ”Time”.
Më pas, në përgjithësi vaksinat kundër sëmundjes, të gjitha ato të vëna në dispozicion globalisht.
Ndër produktet e kurorëzuara nga ”Time” është telefoni i palosshëm nga ”Samsung” (Galaxy Z Flip 3), i vetmi smartfon në listë, sepse është i vetmi që ka dalë me një çmim konkurrues.
Në fushën e teknologjisë së informacionit, ”Time” vlerëson edhe ”Lenovo ThinkBook Plus Gen 2”, një laptop i cili përveç ekranit të brendshëm klasik, në vend të kapakut ka një të jashtëm, të optimizuar për leximin e librave elektronikë./javanews/
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...