Lajmi i fundit/Grabitje e armatosur në një market në Prishtinë

22:18 | 18 Nëntor 2021
L G

Një grabitje e armatosur ka ndodhur sonte rreth orës 21:15, në një market në Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar për arbresh.info Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se sipas informacioneve të para, dyshohet se grabitja është kryer nga tre persona.

“Rreth orës 21:20 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një market në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer nga tre persona”, tha Ahmeti.

Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme