Dafina Zeqiri publikon klipin e ri “Ti dho krejt” me animacion

22:10 | 18 Nëntor 2021
KRG

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka publikuar klipin e saj të radhës.

Në vazhdën e këngëve të albumit të saj më të fundit, “Dafinë Moj”, këngëtarja po vizualizon shumë prej këngëve të tij.

“Ti dho krejt” është kënga e radhës, e cila është realizuar me një klip, por kësaj radhe në versionin animacion.

Kënga është ritmike e zhanrit RnB, për muzikën e së cilës ka punuar vet Dafina në bashkëpunim me Deard Sylejmanit.

Dafina ndërkohë është kujdesur vet edhe për vargjet e tekstit.

Klipi i realizuar në versionin animacion, sjell këngëtaren në disa paraqitje mjaft atraktive, teksa në disa pjesë videoja e prezanton edhe si mbretëreshën Kleopatra të Egjiptit.

Për anën vizuale të këtij projekti muzikor është kujdesur produksioni Poka Studio.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme