Instituti Pedagogjik i Kosovës përfundon konferencën shkencore ndërkombëtare, diskutojnë për pasojat e Covid-19

19:47 | 18 Nëntor 2021
L G

Instituti Pedagogjik i Kosovës mbajti konferencën shkencore ndërkombëtare 2 ditore me temë: “Ndikimi i Covid -19 të në humbjet mësimore, pasojat në rritjen e pabarazive në mësim dhe sfidat e përmbushjes/ kompensimit”

Kjo konferencë erdhi si rezultati hulumtimit për humbjet mësimore si pasojë e Covid-19-të Raporti i hulumtimit është botuar si libër i veçantë.

Përveç rezultateve numerike, humbja e njohurive të nxënësve është problem të kompensohet nxjerrin rezultatet nga hulumtimi i Institutit Pedagogjik. Kosova nuk ka qenë e përgatitur në organizimin e mësimit online, marrë parasysh edhe mos përgatitjen e mësimdhënësve në aspektin teknologjik, nxjerrin rezultatet e hulumtimit.

Kjo konference 2 ditore, mblodhi autor vendas dhe të huaj. Problemi i humbjeve mësimore u trajtua nga aspekte të ndryshme edhe nga vende të ndryshme, po ashtu u prezantuan përvoja e sfida gjatë dhe pas pandemisë.

Çështjet e përbashkëta që dolën nga konferenca janë: Një mobilizim gjithanshëm aktereve shtetëror për të organizuar mësim edhe në kushte të pandemisë;

Humbjet mësimore janë shprehur në të gjitha studimet, pasojat në dimensionin akademik dhe psiko-social janë evidente .

Digjitalizimi dhe aftësimi i mësimdhënësve në përdorimin e teknologjinë si mjet ndërmjetësues për mësimdhënie del të jetë synimi i sisteme dhe politikave arsimore

Në anën tjetër në këtë konferencë u tha se pandemia nxori edhe aspekte të tjera pozitivë siç është vët-mobilizimi i gjerë i akterëve që ndihmuan arsimin:

Prindërit, komuniteti, shoqëria civile dhe donatorët. Por sfida në vazhdim do të mbetet orintimi i përvojave pozitive nga Covid-19të për t’i përmbushur pasojat dhe mangësitë për brezin e Covid-të!

Këmbimi i përvojave midis vendeve, siç u bë edhe në këtë konferencë, do t’a ndihmojë gjetjen e përgjigjes për këtë sfidës, u tha në përmbylljen e kësaj konference./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme