Google ADS

Memli Krasniqi viziton Ramiz Ladrovcin: Drenasi është bastioni ynë i pathyeshëm

19:38 | 18 Nëntor 2021
KRG

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, PDK, Memli Krasniqi sot ka qëndruar në Drenas.

Gjatë vizitës së tij ai ka uruar kryetarin Ramiz Ladrovcin për mandatin e ri dhe ka falënderuar qytetarët e kësaj komunës për besimin e tyre në drejtim të Partisë Demokratike të Kosovës.

”Rezultati i këtyre zgjedhjeve është tregues i qartë se PDK jo vetëm që ka qenë në zemrën e qytetarëve të Drenasit, por vazhdon të jetë aty. Sepse, Drenasi është bastioni ynë i pathyeshëm”- ka thënë Krasniqi.

Poashtu, Krasniqi ka thënë se ndihet i lumtur se  Lladrovci do të jetë edhe një mandat kryetar i komunës së Drenasit.

”Jam i lumtur që ai do ta vazhdojë këtë qeverisje për të hapur edhe më tej perspektivën për qytetarët e Drenasit me implementimin e projekteve zhvillimore për këtë komunë”- ka shtuar Krasniqi. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme