Google ADS

Hetuesit e PZAP-së në QNR, po hetojnë votat me kusht të Dragashit

19:31 | 18 Nëntor 2021
KRG

Hetuesit e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) kanë arritur në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) për t’i hetuar votat me kusht për zgjedhjet e balotazhit në Komunën e Dragashit.

Siç mëson Ekonomia Online, hetuesit kanë parë materiale të dyshimta që i kanë hapur rrugë një hetimi më të detajuar.

Dyshimet janë se një numër fletëvotimesh me kusht janë printuar nga i njëjti printer. Të gjitha ato i takojnë kandidatit të LDK-së, Bexhet Xheladini.

Më poshtë gjeni fotografitë e  zarfeve, të cilat sikur shihen janë të shkruara nga e njëjta dorë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme