Një tabelë në mes të sallës ku u hap kjo ekspozitë, shfaq ditët, orët, minutat dhe sekondat që nga zhdukja e 12 personave që u zhdukën në kohë të njëjtë
Është hapur në Prishtinë ekspozita “Më i mirë është varri se sa mos me ditë”, në kujtim të 1.622 personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ekspozita e organizuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë dhe realizuar nga Driton Selmani, sipas organizatorëve, vjen në një kohë denoncimesh e zbulimesh të reja të varrezave masive të dyshuara në territorin e Serbisë.
Një tabelë në mes të sallës ku u hap kjo ekspozitë, shfaq ditët, orët, minutat dhe sekondat që nga zhdukja e 12 personave që u zhdukën në kohë të njëjtë.
Të dhënat e personave të pagjetur nga 1 janari 1998 deri më 31 dhjetor të vitit 2000, si emri, mbiemri, data e lindjes, vendlindja e data e zhdukjes u shfaqën përmes letrave të ngjitura në një tabelë për të treguar që secili nga ta i përket një identiteti dhe familjeje, pavarësisht etnisë.
Drejtori i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, Bekim Blakaj, tha se organizata që ai përfaqëson merret tash e 22 vite me personat e pagjetur dhe ka konsideruar të udhës që të përkujtojë çështjen e tyre me një ekspozitë, ngase zbulimi i tyre sa vjen e bëhet më i ndërlikuar.
“Ekspozita u kushtohet edhe familjeve të personave të zhdukur në shenjë bashkëndjenje ose eupatie me këto familje. Kanë kaluar 22 vite dhe shumica prej tyre ndihen të vetmuar sepse nuk kanë parë ndonjë progres në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur. Në të njëjtën kohë shpresojmë që ekspozita të ndikojë që institucionet kompetente që duhet të bëjnë zbardhjen e fatit të personave të zhdukur të bëjnë më shumë që trupat e tyre të kthehen tek familjet”, tha Blakaj.
“Më i mirë është varri sesa mos me ditë” është fragment marrë nga biseda me Kumrije Jahmurataj, një nga familjarët e shumtë që akoma sot presin më të dashurit e tyre. Kjo frazë, për autorët e kësaj ekspozite, kumbon rëndë, ashtu sikurse pritja e pafund e familjarëve të kësaj kategorie.
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...