Është duke vazhduar numërimi i 9,313 votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), të cilat u takojnë raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të 21 Komunave, që u mbajt më 14 nëntor.
Sipas njoftimit të zëdhënësit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, deri më tani janë numëruar votat me kusht për Istog, Klinë, Junik, Kllokot, Gjilan, Fushë Kosovë dhe Shtime, shkruan arbresh.info.
Në Istog Bekë Berisha i AAK-së ka marrë 148 vota kurse Ilir Ferati i LDK-së ka marrë 148.
Në Klinë Zenun Elezaj i AAK-së ka marrë 89 vota kurse Esat Raci i PDK-së ka marrë 74.
Në Junik, Agron Kuçi i AAK-së ka marrë 22 vota kurse Ruzhdi Shehu i LDK-së ka marrë 23.
Në Kllokot, Vladan Bogdanoviq ka marrë 8 vota kurse Strahinja Spasiq ka marrë 7 vota.
Në Gjilan Alban Hyseni ka marr 278 vota kurse Lutfi Haziri 285.
Në Fushë Kosovë, Enver Bajçinca i LVV-së ka amrrë 92 vota kurse Burim Berisha i LDK-së ka marrë 151./arbresh.info/
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...