“Djajtë e Kuq”, nuk janë duke konsideruar prioritet rinovimin e kontratës me yllin francez, Paul Pogba
Kontrata e 28-vjeçarit pritet të skadojë në qershor të këtij viti, ndërsa klubi ende nuk ka dhënë ndonjë detaj për rinovimin e kontratës.
Manchester United kishte transferuar francezin nga Juventusi me një shumë prej 105 milionë euro, ku në sezon ai përfiton 12 milionë euro.
Kurse shumë klube Evropiane kanë shprehur interesim për kartonin e lojtarit.
Juventusi ka shprehur interesim ta rikthej lojtarin, ndërsa Paris Saint-Germain dhe Real Madrid, duket se janë shumë të interesuar për shërbimet e lojtarit në verën e ardhshme.
Presidenti i Real Madridit, ka informuar bordin e klubit, duke ju thënë se doemos duhet të sigurojnë kartonin e Pogbas në sezonin e ardhshëm.
Sipas “Marca”, madrilenët, janë më favorit për transferimin e Pogba-s, por mbetet të shihet se kush do të mund ta bind agjentin dhe lojtarin./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...