Google ADS

Qytetarët e Vlorës i bashkohen peticionit për Mateon

16:14 | 18 Nëntor 2021
Arditë Shkodra

Edhe qytetarët e Vlorës i janë bashkuar peticionit për Mateon e vogël të vrarë brutalisht nga 38-vjeçari Klodian Çalamani.

“I bëjmë thirrje Vlorës të na bashkohet, dhe kjo nuk bëhet vetëm për Mateon, po për të gjithë ata fëmijë që iu është marrë jeta padrejtësisht”, thotë një e afërme e familjes.

Përmes këtij peticioni familjarët synojnë dënimin me vdekje të 38-vjeçarit. Peticioni është firmosur dhe nga qytetarë të shumtë, të cilët të tronditur nga ngjarja e rëndë, kërkuan varjen e tij në mes të qytetit të Fierit.

Shqipëria e ka hequr dënimin me vdekje prej gati 3 dekadash tashmë. Ishte viti 1992 pikërisht në Fier, kur u ekzekutua për herë të fundit një dënim kapital, varje në mes të qytetit. Kishte 8 muaj që kishte ardhur demokracia dhe legjislacioni nuk kishte ndryshuar ende./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme