Vdes në moshën 37-vjeçare aktori shqiptar, Hajrullah Ramizi

15:42 | 18 Nëntor 2021
A. B.

Sot ka ndërruar jetë aktori i njohur shqiptar, Hajrullah Ramizi.

Artisti nga Shkupi vdiq në moshën 37-vjeçare, ndërsa lajmi u bë i ditur përmes rrjeteve sociale nga faqja zyrtare e ‘Teatri Shqiptar’.

Postimi i plotë i tyre pa ndërhyrje:

Me pikëllim të thellë ndajmë me ju lajmin e zi për ndarjen e hershme nga jeta të kolegut tonë Hajrullah Ramizi

02.03.1984 – 18.11.2021

Publiku i Teatrin Shqiptar, kujton Hajrullahun nga shfaqjet: Vojceku, Kaligula, Brekët, Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Kuçedra, Jetë me qira, Makbethi, Arseniku dhe dantelat e vjetra dhe së fundmi Bregu i pikëllimit.

Hajrullahu pos në teatër, shpesh është i angazhuar edhe nga produksionet filmike të rajonit dhe ka luajtur në filmat: Eduart, Time of the Comet, Lufta Mbaroi, 1955, Just another confused elephant, Punk Is Not Dead, 4 Oret, To the Hilt, Fati etj.
Qofsh i dritës, koleg e mik! /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme