Pacolli ngushëllon familjen e tetëvjeçarit të vrarë në Fier

14:43 | 18 Nëntor 2021
V. S.

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, i ka shprehur ngushëllime familjes së tetëvjeçarit të vrarë nga fqinji në Fier.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Pacolli tha se autori i këtij krimi makabër duhet të dënohet maksimalisht, sa më parë.

“Ky djalë i bukur, vetëm tetë vjeç, i vrarë brutalisht nga fqinji i tij, ka prekur zemrat e çdo shqiptari. Unë i shprehi ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Vasiu. Mateo, sot një ëngjull në parajsë, u prehtë në paqe. Autori i këtij krimi makabër të dënohet maksimalisht, sa më pare”, ka shkruar Pacolli.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme