Banorët e “Big Brother VIP”, diskutojnë se kush mund të largohet nesër nga shtëpia.
Mbrëmë banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP” kanë diskutuar rreth nominimeve dhe se cili nga banorët rrezikon daljen, shkruan Express.
DJ Dagz gjatë një bisede me moderatoren, Einxhel Shkira dhe blogeren, Sarah Berisha i pyeti se cili nga banorët mendojnë se mund të largohet nesër mbrëma.
Einxhel u shpreh që sipas saj do të largohet ish-futbllollsti, Kledi, madje ka treguar edhe arsyen.
“Unë mendoj Kledi, më vjen shumë keq ta them këtë. Atij i janë dhënë të gjithë mundësitë e botës të bëj më shumë, ai ka bërë më shumë por për ne jo për publikun. Ky spektakël është për publikun jo për ne këtu brenda”, tha ajo.
E që edhe Sarah kishte të njëjtin mendim me Einxhel, por sipas saj nuk largohet dhe një nga ta mund të jetë edhe vetë ajo.
Ato kanë pasur dhe dyshimet e tyre për këngëtaren, Semi Jaupaj, por me shumë gjasa ka që Kledi të jetë banori që rrezikon largimin.
Po ashtu lidhur me nominimet biseduan edhe Fifi, Sabiani, Monika, Arjola, Iliri dhe DJ PM. /tch
Kina dhe Rusia kryejnë patrullim të përbashkët ajror mbi Det...
Begaj në Ditën e Çlirimit të Shqipërisë: 80 vite më parë ven...
Fjolla Morina zbulon se i dashuri i saj i ri është sheik ara...
80-vjetori i Çlirimit, krerët e shtetit homazhe te “Varrezat...
Ramos afër klubit të njohur anglez
Forcat e sigurisë i shpërndajnë dhunshëm protestuesit në Tbi...