Google ADS

Publikohet lista e basketbollistëve të ftuar te Kosova

14:02 | 18 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Përzgjedhësi i Kosovës, Christos Marmarinos së bashku me shtabin teknik ka përzgjedhur 12 basketbollistët për ndeshjen me Norvegjinë, kurse ndaj Danimarkës, ekipit do t’i bashkohet edhe Mikaile Tmusiq.

Kosova do të përballet me Norvegjinë në udhëtim më 25 nëntor, kurse më 28 nëntor, zhvillohet përballja ndaj Danimarkës në Prishtinë.

Të dy këto ndeshje zhvillohen në kuadër të parakualifikimeve për FIBA Eurobasket 2025.

Basketbollistët e Kosovës në fundjavë do të stërviten në një nga komplekeset e kryeqytetit, ndërsa më 22 nëntor do të udhëtojnë drejt Norvegjisë.

12-shja e basketbollistëve të ftuar:

  1. Arti Hajdari
  2. Valon Bunjaku
  3. Meriton Ismaili
  4. Erjon Kastrati
  5. Dardan Berisha
  6. Samir Zekiqi
  7. Driton Hajrizi
  8. Muhamedali Janjeva
  9. Denis Zenelaj
  10. Dion Sheqiri
  11. Gëzim Morina
  12. Fisnik Rugova./Arbresh.info

Të ngjashme