Google ADS

Legjenda e Real Betis lë futbollin për t’u bërë prezantues televiziv

13:29 | 18 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Legjenda e klubit spanjoll, Real Betis, Joaquin Sanchez njofton tërheqjen nga futbolli aktiv.

Kapiteni historik i Betisit deklaroi për programin “El Hormiguero” se ky do të jetë sezoni i tij i fund si futbollist.

“E di që do të mund të më mungojnë futbolli, por në moshën 40-vjeçare është koha të ndalem. Nuk do të luaj më futboll”.

Joaquin është formuar si futbollist në akademinë e Betisit dhe për shumë vite ka qenë pikë referimi në skuadër.

40-vjeçari e ka planifikuar të ardhmen në television, si prezantues i programit të ri të Antena 3 “Joaquin, el novato”.

“Do të jetë një program shumë argëtues, me humor dhe të qeshura. Së shpejti do ta lë futbollin, por gjithsesi dua të vazhdoj të mësoj profesione tjera”.

Nga viti 2005 deri më 2011 ka luajtur për Valencian si dhe ka veshur fanellën e Malagës dhe Fiorentinës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme