Ngriten 45 aktakuza brenda 24 orëve

11:07 | 18 Nëntor 2021
A. B.

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetepesë aktakuza kundër pesëdhjetë personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë dhjetë persona, janë bërë shtatë kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj shtatë personave të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale, si dhe, janë paraqitur dy kërkesa për sekuestrim të përkohshëm të sendeve. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme