Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden po planifikon të shpenzojë 5 miliardë dollarë për të blerë ilaçin e ri antiviral kundër Covid-19, që është në fazë eksperimentale, të kompanisë Pfizer.
Sasia e blerë pritet të jetë e mjaftueshme për të trajtuar 10 milionë raste.
Njoftimi u dha një ditë pasi kompania Pfizer nënshkroi me një agjenci të OKB-së një marrëveshje për ta dhënë falas licencën e ilaçit të ri për t’u prodhuar në 95 vende, që përbëjnë 53% të popullsisë së botës, shkruan bbc transmeton arbresh.info
Pfizer thotë se ilaçi i ri, i quajtur “Paxlovid,” ul me 90% vdekjet dhe shtrimet në spital të personave që kanë simptoma të lehta deri në të moderuara të Covid. Pfizer i kërkoi të martën Agjencisë së Barnave dhe Ilaçeve (FDA) të miratojë përdorimin e ilaçit të ri.
Një tjetër kompani farmaceutike amerikane, Merck, ka rënë dakort që ilaçi i saj anti-viral t’u jepet falas 105 vendeve të varfëra. Merck thotë se ilaçi i saj ul me 50% rrezikun për rastet e rënda të Covid, nëse merret menjëherë pas shfaqjes së simptomave të para.
Administrata amerikane ka parashikuar të blejë 3.1 milionë doza të ilaçit të firmës Merck për 2.2 miliardë dollarë.
Agjencia e Barnave pritet që më 30 Nëntor për të shqyrtuar dhënien e miratimit për ilaçin. Agjencia rregullatore britanike e miratoi atë në fillim të muajit. / arbresh.info/
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...