Komisioni ad-hoc i Kuvendit, të mërkurën ka përfunduar intervistimin e kandidatëve për Bord të Radiot Televizionit të Kosovës.
Nga rreth 100 kandidatë që janë intervistuar, të mërkurën është zgjedhur lista e ngushtë e kandidatëve për Bord të RTK-së, të cilët kanë treguar më shumë sukses në intervistë.
Këta janë emrat e 18 kandidatëve të cilët janë përzgjedhur në listën e ngushtë nga komisioni ad-hoc.
Driton Hetemi 847 pikë
Besnik Boletini 812 pikë
Ejup Gojnovci 802 pikë
Safet Kabashaj 797 pikë
Bekim Sele 768 pikë
Ismet Sjarina 749 pikë
Petrit Çollaku 739 pikë
Enis Halimi 726 pikë
Fatime Lumi-Qehaja 734 pikë
Arta Berisha 726 pikë
Albulena Mehmeti 724 pikë
Jehona Ademaj 704 pikä7
Shukrie Rama 684 pikë
Mejreme Krasniqi 683 pikë
Arta Pllana 670 pikë
Mihane Nartil Salihu-Bala 668 pikë
Mihailo Scepanovic 735 pikë
Nelica Velikovic 677 pikë
Procedura e intervistimit ka qenë e njëjtë për secilin kandidat, pyetjet kanë qenë të njëjta dhe secili ka pasur kohë 20 minuta për intervistim.
Intervistimi i kandidatëve ka filluar më 11 nëntor, dhe ka mbaruar të mërkurën, më 17 nëntor.
Anëtarë të komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e Bordit të RTK-së janë deputetët Doarsa Kica-Xhelili, Fitim Uka, Ardian Gola, Saranda Bogujevci, Armend Muja, Armend Zemaj, Mërgim Lushtaku, Albana Bytyqi dhe Duda Balje.
Ndryshe, në korrik të këtij viti, Kuvendi i Kosovës kishte shkarkuar Bordin e RTK-së./arbresh.info/
Nagavci: Kemi buxhetuar pagat për punësimin e 500 asistentëv...
G7 paralajmëron Rusinë kundër përdorimit të trupave koreanov...
Balluku: Nga 1 janari do të ulet çmimi i energjisë elektrike
Xhaka para duelit me Liverpool-in: E di se si është të luash...
Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit në 4-vjetorin e arre...
Alkent Pozhegu sjell artin e ri me portretet e Harrisit dhe ...