Dani Alves më pak i paguari, por ka klauzolë të çuditshme

08:40 | 18 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Dani Alves nënshkroi kontratën me Barcelonën të mërkurën me kohëzgjatje deri në fund të sezonit.

Më pas, u prezantuar në “Camp Nou” në një ceremoi ku transmetoi energji dhe atmosferë pozitive.

Disa orë më vonë, “RAC1” ka zbuluar një detaj kurioz që përmban kontrata e mbrojtësit brazilian.

Mbrojtësi do të duhet të paguajë një dëmshpërblim prej 100 milionë eurosh nëse largohet nga Barcelona para 30 qershorit.

I njëjti informacion gjithashtu garanton se nuk do të ketë mundësi për vijimin e marrëveshjes për një sezon të dytë, por sqarohet se ka një predispozitë të mirë nga të dyja palët që zgjatja e bashkëpunimit të realizohet./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme