Psikologia klinike, Oriola Pampuri ka folur në emisionin “Opinion”, lidhur me rastin e vrasjes së 8-vjeçarit Mateo Vasiu në fshatin Grecalli të Fierit.
Fqinji i tij, Klodian Çalamani, 38-vjeç, e rrëmbeu dhe më pas i mori jetën fëmijës. Pampuri tha se shikon një devijancë në sjelljen e tij dhe shkak për këtë mund të jetë e kaluara e 38-vjeçarit. Për shkak të kësaj gjëje ai sillej dhunshëm me dy kategori, fëmijët dhe të moshuarit.
Por sipas Pampurit, Çalamani, edhe nëse do të ishte dënuar më gjatë nga rasti i vitit 2006 ku dhunoi një adoleshente, përsëri do të lirohej dhe do të kryente krim. Kjo sepse sipas saj nuk kanë funksionuar institucionet që duhet të merren me rehabilitimin e tij.
“Unë shikoj një devijancë në sjellje dhe si faktorë mund të jenë edhe problemet e shëndetit mendor të nxitura nga përdorimi i narkotikëve dhe alkoolit, por dua të citoj diçka tjetër. Ne sot duhet të kishim një analizë, një raport psikologjik që duhej bërë gjatë dënimit në burg. Është folur sot gjatë, edhe nëse do të ishte dënuar 7 vjet, 8 vjet, 10 vjet, prapë do të dilte, ai do ta përsëriste. Pse? Sepse nuk ka funksionuar institucioni brenda”, tha Pampuri.
Më tej psikologia shtoi se “nuk dua ta justifikoj, një rasti i tillë nuk e përjashtoj që të ketë një problem të shëndetit mendor, i nxitur nga përdorimi i narkotikëve dhe i alkoolit”.
Komisionet parlamentare vazhdojnë shqyrtimin e ligjit për bu...
Parashikimi i motit për sot
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës