Kryetari i Parlamentit të Kosovës Glauk Konjufca thotë se fituese të zgjedhjeve lokale të këtij viti janë PDK e LDK. VV, sipas tij ka mbetur në rend të dytë.
Në emisionin DPT te Fidani në T7, Konjufca ka renditur arsyet e humbjes së VV’së, parti nga e cila ai vjen.
“Unë mendoj që në këto zgjedhje lokale PDK’ja me LDK’në janë fituese të zgjedhjeve lokale, diqysh sikur barabar kurse AAK’ja me Vetëvendosjen janë në rend të dytë të partive politike”, thotë Konjufca.
“Zgjedhjet lokale vërtetë janë të ndryshme”, thotë ai.
“Ajo që është shqetësimi i vërtetë për Lëvizjen Vetëvendosje për të cilin duhet të reflektojmë është fakti që, në shumë pak komuna të Kosovës, vetëm në katër komuna, me rëndësi për elektoratin ishte edhe partia politike, në këtë rast VV’ja.
Në të tjerat njerëzve nuk iu ka bo përshtypje aq të fuqishme sa me u pozicionuar masovisht për VV’në vetëm pse është Vetëvendosje. Pra më shumë ka pasur rëndësi emri i përveçëm sesa Lëvizja Vetëvendosje si parti”, shpjegoi Konjufca.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...