Sipas Indeksit të Korrupsionit për vitin 2021, Kosova është në vendin e 93-të dhe rreziku i korrupsionit në sektorët më të rëndësishëm mund të karakterizohet si mestar.
Indeksi, i publikuar sot nga TRACE international, një shoqatë biznesi e njohur globalisht e dedikuar për të luftuar korrupsionin dhe promovimin e qeverisjes së mirë dhe pajtueshmërisë, sjell të dhëna të tilla.
Indeksi mat rrezikun e ryshfetit në biznes në 194 ekonomi të botës.
Sipas të dhënave të këtij viti, Kosova është në vendin e 93-të në indeks dhe ka gjithsej 47 pikë, sa kanë edhe Mongolia, Tonga, Brazili, Sri Lanka dhe Fiji.
Ky vlerësim është bërë duke u bazuar në katër fusha, transmeton Telegrafi.
Në fushën e vlerësimit të ndërveprimeve të biznesit me Qeverinë, Kosova merr notën mesatare prej 43 pikësh. Kurse në parandalimin dhe zbatimin e luftës kundër ryshfetit Kosova ka marr një notë mesatare prej 54 pikësh.
Sa i përket transparencës së Qeverisë dhe Shërbimit Civil, Kosova ka marr një rezultat mesatar prej 58 pikësh.
Ndërsa kapaciteti për Mbikëqyrjen e Shoqërisë Civile në indeksin e korrupsionit, Kosova është vlerësuar me 39 pikë.
Menjëherë pas Kosovës janë Kuvajti, Lesoto, Benin.
Tri vendet e para në Indeks (me rrezikun më të ulët të ryshfetit) janë Danimarka, Norvegjia dhe Suedia, dhe vendet e fundit janë Eritrea, Turkmenistani dhe Koreja e Veriut
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin