Ministri i Sigurisë Publike në Kanadë, Mike Farnwoth ka thënë se”nuk ka dyshim” se një stuhi vdekjeprurëse në Kolumbinë Britanike është e lidhur me ndryshimin e klimës.
Mijëra persona u evakuuan pasi një “lum atmosferik” – një rrip i gjatë lagështie në ajër që transporton ujin nga zonat tropikale drejt poleve – hodhi mesataren e reshjeve mujore të rajonit në 24 orë, transmeton arbresh.info
Stuhia ndërpreu lidhjet rrugore dhe hekurudhore dhe shkaktoi ndërprerje masive të energjisë elektrike.
Një person ka humbur jetën si pasojë e rrëshqitjes së dheut dhe të paktën dy të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Ministri Mike Farnworth, u tha gazetarëve se “nuk kishte dyshim se këto janë ngjarje të lidhura me klimën”.
Ndikimi i ndryshimit të klimës në frekuencën e stuhive është ende i paqartë, por ne e dimë se temperaturat e rritura të sipërfaqes së detit ngrohin ajrin sipër dhe bëjnë më shumë energji të disponueshme për të nxitur uraganet, ciklonet dhe tajfunet. Si rezultat, ato ka të ngjarë të jenë më intensive me reshje më ekstreme.
Bota tashmë është ngrohur me rreth 1.2 Celcius që nga fillimi i epokës industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten nëse qeveritë në mbarë botën nuk bëjnë shkurtime të mëdha të emetimeve.
Moti ekstrem në Kanadë vjen disa ditë pasi liderët botërorë u takuan për konferencën e klimës COP26 në Glasgow.
I njëjti rajon, British Columbia, pësoi një valë të nxehtë rekord të lartë gjatë verës që vrau më shumë se 500 njerëz dhe zjarret që shkatërruan një fshat të tërë./bbc/arbresh.info/
Sot shqyrtohet në komision ligji i kthyer për rishqyrtim nga...
Sonte rikthehet Liga e Kampionëve me nëntë ndeshje në progra...
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të QKUK-së
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e P...
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...