Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka me 27 tetor i ishte drejtuar Avokatit të Popullit me kërkesë për ta shqyrtuar shkarkimin e saj nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Megjithatë edhe përkundër vërejtjeve nga ana e Bashkimit Evropian, Avokati i Popullit konstaton se vendimi për shkarkim e kryetares së KQZ-së përcaktohet me ligj.
Kështu që kërkesa e Valdete Dakës është refuzuar.
Në lidhje me këtë Daka në ATV ka thënë se në këtë rast Avokati i Popullit ka marrë anën e më të fortit.
“Unë ende nuk e kam këtë vendim të Avokatit të Popullit, nuk e di në çka është thirr ky vendim. Mendoj se është për të ardhur keq kur institucioni i vetëm të cilit unë kam mundur t’i drejtohem dhe ndërmjet të cilit kam mundur ta di se a ka qenë i drejtë shkarkimi im apo jo është i heshtur. Avokati i popullit është institucioni i cili duhet t’i mbrojë të drejtat dhe liritë e njeriut, në këtë rast si duket ka marrë anën e atyre që janë më të fortë”, tha ajo.
Ndërsa ka shtuar se nëse Avokati i Popullit do ta dërgonte në Gjykatën Kushtetuese kërkesën e saj do të dihej nëse vendimi i Presidentes, Vjosa Osmani ishte i drejtë.
”Mos më thuaj mua nuk guxon” – Xheneta ia thyen pakot e prot...
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me sigur...
Delegacioni i Maqedonisë së Veriut arrin në Kosovë, priten n...
Fitore Pacolli kapet keq me komentues për grantin 100 mijë e...
Po voziste nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Gjila...
Gjendet pa shenja jete në banjën e një shtëpie një grua në F...