Në seancën e sotme në rastin ndaj Salih Mustafës, është bërë dëgjimi i dëshmitares së shtatë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Intervistimin e dëshmitares së mbrojtur me kodin W04676 e ka filluar prokurorja Silva Dascoli, raporton arbresh.info
Në këtë seancë dëshmitarja ka thënë se ka marrë pjesë në një zhvarrim në Zllashë.
“Vendi ku kemi shku ka qenë një mal, jo shumë i shpeshtë, një mal i dendur dhe diku në thellësi të fshatit është ndal traktori dhe aty kemi zbrit, aty kam taku edhe persona të tjerë dhe baba i viktimës, thotë këtu është trupi i tina dhe këtu duhet ta marrin nga ky mal”, ka deklaruar dëshmitarja.
Pastaj dëshmitares i janë treguar disa fotografi, të cilat nuk janë bërë publike, dhe ku në njërën prej tyre ajo spegoi se bëhet fjalë për fillimin e procesit të zhvarrimit.
Ndërsa për një tjetër fotografi ajo tha se e përshkruan vendin ku ishte varri, fotografia ishte bërë në të njëjtin vend si të e para, por që ishte bërë nga krahu i djathë.
Kurse për fotografinë e tretë ajo tregoi se është i njëjti vend, vetëm se është procesi i hapjes së varrit.
Tutje prokurorja Dascoli i ka kërkuar dëshmitares që të përshkruaj thellësinë e varrit dhe se e njëjta a mund të vërehet në fotografi.
“Është lehtë e identifikume thellësia e varrit, nuk mundet me kanë ma shumë se 20 cm kjo thellësi, është lehtë e identifikueshme, për shkak të ndriçimit që e ka dielli që i bjen direkt dhe ajo thellësia e një varreze që nuk është si çdo varr tjetër kur të hapet në rrethana normale”, ka deklaruar dëshmitarja.
Dëshmitarja ka vazhduar me përshkrimin e një qebeje më ngjyrë të kaltër të mbylltë.
“Kjo qebja që ka qenë i mbulum viktima, është fillimi i procesit kur të hasësh në një trup, kur ta identifikon fillimisht, çfarë materiali, çfarë gjësende përreth kufomës dhe identifikimi i parë rreth viktimës, çka kemi identifiku, mbulesën që e ka pas përmbi”, tha dëshmitarja.
Pas fotografisë tjetër që iu tregua, ajo ka thënë së është i njëjti vend dhe proces, kur e kanë larguar qeben nga trupi i pajetë.
“Qebja e kaltërt e mbylltë ka qenë me të cilën kufoma ka qenë e mbulume dhe kur kanë fillu me hek qeben pjesë- pjesë është këput sepse është kalb, por pjesa dërrmuese e trupit ka qenë e mbulume me qebe. Kufoma ka qenë direkt në dhe, nuk ka qenë i mbështetur askund hiç, nuk ka pas pëfundi trupit të tij”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë se në momenti që është identifikuar viktima, është kërkuar që të mos vazhdohet tutje pasi që në afërsi të atij varri, ishte edhe një tjetër viktimë e varrosur.
“Sipas fotos, po du me ju orientu në foto, i bie ana e djathë sepse pjesa e qebes e mbetur ka qenë ende përfundi dheut, qeben nuk ke mujt komplet me hek se ka qenë nën dhe, ka qenë insistimi i të tjerëve që të mos groposet më shumë anash sepse ekziston edhe një trup tjetër”, tha dëshmitarja.
Aktakuza ndaj Salih Mustafës është konfirmuar më 12 qershor 2020.
Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar.
Në aktakuzën e konfirmuar ndaj Salih Mustafës, thuhet se ai akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt./ArditëShkodra/arbresh.info/
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...