Google ADS

FFK së bashku me instruktorin e FIFA-s, Valentin Ivanov mban seminarin për sistemin VAR

17:28 | 17 Nëntor 2021
KRG

Sot në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës është mbajtur seminari obligativ për VAR-AVAR, pas 12 xhirove të Superligës.

Ky seminar si qëllim kishte rikapitulimin e ndërhyerjeve të VAR-it dhe ritheksimin e linjës së intervenimeve.

Përpos rasteve dhe situatave diskutabile në kompeticione të ndryshme, janë diskutuar edhe rastet e Superligës së Kosovës.

Ligjërues në këtë seminar ishte Valentin Ivanov, instruktor i FIFA-së, teksa në seminar ishin të pranishëm të gjithë gjyqtarët e licencuar nga FIFA (gjithsej 28) për të shërbyer si VAR dhe AVAR, së bashku me ekipin e VAR Kosova.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme