Presidenti i Barcelonës: Nuk e përjashtoj rikthimin e Messit të Barcelona

16:47 | 17 Nëntor 2021
KRG

Sot është bërë prezantimi zyrtar i mbrojtësit brazilian Dani Alves, i cili është rikthyer të skuadra e Barcelonës.

Gjatë prezantimi të brazilianit, presidenti i klubit kataluans, Joan Laporta, ka mbajtur një fjalim ku ka falënderuar  Dani Alves për rikthimin e tij te Barcelona.

“Faleminderit që u ktheve. Do ta bëjmë sërish, Dani. Është një ditë plot emocione që përsëriten që kur erdhët për herë të parë në Barcelonë”- ka thënë Laporta.

Ndërsa gjatë fjalimit të tij, ai ngacmojë tifozët duke  ju thënë se rikthimi i Andres Iniesta-s dhe Lionel Messi-t nuk përjashtohet.

“Nuk e përjashtoj, Kjo ka ndodhur me Danin dhe unë dua ta falënderoj atë sepse ai e ka parë situatën e klubit dhe dëshiron të vijë për të ndihmuar” – ka shtuar presidenti.

“Këta janë njerëz që e kanë bërë këtë klub të madh. Messi dhe Iniesta janë spektakolar, nuk mund ta parashikoj të ardhmen, pasi ata ende luajnë, por ata e kanë bërë klubin të madh, ne i mbajmë gjithmonë parasysh, edhe pse tani ata kanë kontrata me klubet e tjera dhe ju duhet ta respektoni këtë, por në jetë nuk e dini kurrë.” – ka thënë Laporta.

Lionel Messi i cili aktualisht gjendet të skuadra franceze, Paris Saint-Germain, është duke pasur një paraqitje jo të mirë ku në  është paraqitur në 8 ndeshje dhe ka shënuar vetëm tre gola.

Ndërsa Andres Iniesta me klubin Vissel Kobe, gjatë këtij sezoni është paraqitur 25 ndeshje  kua shënuar gjashtë gola dhe ka krijuar tre asistime. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme