Google ADS

Zidane afër drejtimit të Manchester United

16:03 | 17 Nëntor 2021
KRG

Trajneri legjendar i Real Madridit, Zinedine Zidane,  është opsioni i parë për të zëvendësuar menaxherin norvegjez, Ole Gunnar Solskjaer tek Manchester United.

“Djajtë e Kuq” të cilët të cilët kanë  nuk janë duke pasur një sezon të mirë, kanë vendosur të shkarkojnë norvegjezin nga detyra e trajnerit.

Manchester United gjatë deri më tani ka arritur t’i marrë vetëm 17 pikë dhe duke u renditur në pozitën e gjashtë.

Ky rezultat i dobët i anglezëve, ka bindur bordin e klubit të ndërmarre vendimin e shkarkimit të Solskjaer.

Sipas “Daily Record” Manchester United, që një kohë të gjatë është munduar ta bind francezin, Zidane, për të marrë përsipër drejtimin e klubit.

Zidane njëherë ka refuzuar me arsyetimin se nuk është i interesuar ta drejtoj ndonjë klub.

Por, tani është akorduar të fillohjë biserdimet me klubin, pasiqë në klub gjenden lojtarë si Cristiano Ronaldo, Raphael Varane si dhe Paul Pogba.

Sipas mediave të huaja, Zidane së pari herë ka refuzuar “Djajtë e Kuq” pasiqë ka shprehur interesim për të drejtuar Kombëtaren e Francës, por një gjë e tillë  nuk është e mundur pasiqë Didier Dechamps i cili është selektor aktual i francezëve, në një intervistë ka treguar se ai do të jetë ende selektor  i “Gjelave”. /arbresh.info/

Të ngjashme