Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

14:41 | 17 Nëntor 2021
A. B.

Sot rreth orës 10:00 një person është gjetur pa shenja në rrugën “Henry Dynan” në Prishtinë.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se me të marrë informatën në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, po ashtu edhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull 67 vjeç.

“Ndërlidhur me rastin policia ka iniciuar një rast hetim mbi vdekjen. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës, është dërguar për obduksion, përderisa hetuesit janë duke punuar në ndriçimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, përfundoi Ahmeti. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme