Televizioni publik i Kosovës, RTK, ka hapur procedurë disiplinore ndaj komentatorit të vet, Andin Lokaj, për një shkrim të tij fyes ndaj Kombëtares U21 të Shqipërisë të martën.
Drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati, njoftoi se televizioni publik ka hapur procedurë disiplinore ndaj Lokajt.
Në një reagim në Facebook, Kastrati njoftoi: “Lidhur me rastin e deklarimeve publike te komentatorit Andin Lokaj, RTK njofton se do te veproj ne perputhje me Standardet Profesionale te RTK-se dhe Rregullores per Pergjegjesite materiale dhe disiplinore.”
Ai shtoi: “Po ashtu ju beje me dije se tani me kane filluar procedurat ne lidhje me kete rast!”.
Ndaj deklaratave të Lokajt për kombëtaren e Shqipërisë, ka reaguar edhe ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana me një foto.
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare
20 vjet ARKEP, Kurti: Sot Kosova është një prej liderëve në ...