Google ADS

Messi: Ndaj Brazilit gjithmonë e vështirë, dua ta mbyll mirë këtë vit

13:18 | 17 Nëntor 2021
A. B.

Lionel Messi u rikthye titullar me Argjentinën pikërisht në klasiken e futbollit amerikano-jugor ndaj Brazilit dhe ky është një lajm i mirë për PSG që mund ta aktivizojë që këtë fundjavë në Ligue 1.

6-herë fituesi i Topit të Artë e ka lënë pas dëmtimin që pësoi në ndeshjen ndaj Lille edhe pse ndaj Brazilit nuk shfaqi rendimentin e tij më të mirë.

Vetëm Messi në një intervistë komentoi paraqitjen e La Selecion ndaj Seleçaos, ndeshje në të cilën Argjentina siguroi edhe kualifikimin matematikor në Botëror.

“Është gjithmonë e vështirë të luash ndaj Brazilit, për ne ishte e rëndësishme të vazhdonim ecurinë e rezultateve pozitive dhe të mbyllnim çështjen e kualifikimit në Botëror. Gjëndja ime? Jam mirë, në të kundërt nuk do të kisha luajtur. Kam qenë në bokse për disa javë dhe të kthehesha titullar në një sfidë me një intensitet lojë kaq të lartë sa kjo nuk ishte e thjeshtë, megjithatë pak nga pak po fitoj ritmin dhe ajo që dua është që ta mbyll këtë vit në mënyrën më të mirë të mundshme, theksoi Lionel Messi”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme