Mes forcave polake të sigurisë dhe personave që kërkojnë të kalojnë në Evropë në kufirin Bjellorusi-Poloni, janë shënuar përplasje, transmeton Anadolu Agency (AA).
Disa nga personat e ardhur në Bjellorusi duke marrë vizë nga Iraku të cilët u pozicionuan përgjatë kufirit me qytetin Grodno të Bjellorusisë dhe të cilët përpiqen të kalojnë në Poloni për të migruar në Evropë, bënë përpjekje për të kaluar në territoret polake në zonën përreth pikës kufitare Bruzgi-Kuznitsa ku ndodhen në pritje.
Forcat polake të sigurisë ndërhynë me mjetet e Ndërhyrjes në Ngjarjet Shoqërore (TOMA) ndaj grupeve që u përpoqën të kalojnë barrierat në afërsi të pikës kufitare.
Ndërkohë, edhe disa grupe në kufi vajtën në zonën e ndërmjetme dhe hodhën gurë dhe sende të tjera ndaj forcave të sigurisë brenda territorit të Polonisë.
Forcat polake të sigurisë ndërhynë me gaz lotsjellës ndaj personave që u afruan në kufi si dhe hodhën bomba zëri ndaj grupeve në zonën e ndërmjetme.
Dje mbi 2 mijë persona, përfshirë fëmijë dhe gra u larguan nga kampi që kishin ngritur në zonën e pyllëzuar që nga 8 nëntori dhe u mblodhën përpara pikës kufitare Bruzgi-Kuznitsa. Turma filloi këtu pritjen duke ulur dhe e kaloi natën në çadrat që ngritën këtu.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...