Sekretari Elektoral i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, vlerëson se fituese e zgjedhjeve lokale është PDK-ja që fitoi nëntë komuna.
“Komisioni Qendror Zgjedhor ka shpallur rezultatet preliminare ku Partia Demokratike e Kosovës ka fituar nëntë komuna dhe ende nuk është mbyllur procesi i animimit. PDK-ja është e vetmja parti që ka fituar tri komuna të mëdha në raundin e parë: Ferizajn, Mitrovicën dhe Skenderajn dhe gjashtë komuna të tjera në raundin e dytë”.
“Votat e diasporës për Dragashin, Junikun dhe Mamushën do të hetohen nga Prokuroria dhe njëherë e përgjithmonë të ndalen keqpërdorimet e vota dhe dega e PDK-së në Dragash ka kërkuar të hetojë këtë rast pasi sipas tyre këto vota janë mbushur nga një agjencion turistik që i kanë vendosur në katër kuti postare të ndryshme. Është e pandershme që një kryetar të udhëheq për katër vjet me vota të manipuluara”.
Gjoshi në “Edicionin Special” në Klan Kosova tha Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti u ndëshkuan nga qytetarët për paaftësinë e kandidatëve.
“Jemi duke analizuar rrethanat edhe në komunat tjera për të parë se çfarë duhet bërë ndryshe”.
“Si PDK i kemi kuptuar këto zgjedhje lokale si zgjedhje të qytetarëve të Kosovës për të zgjedhur kryetarët e komunave të tyre. Ne do të vazhdojmë edhe më tutje të forcojmë Partinë Demokratike të Kosovës dhe kurdo që ka zgjedhje presim të jemi fitues”.
“Do të jemi kujdestar ndaj Qeverisë së Kurtit dhe presim që të përmirësohen dhe të punojnë në të mirë të qytetarëve të Kosovës. Ka dy vjet që jemi në opozitë dhe Kurti s’ka bërë asgjë për qytetarët e Kosovës duhet të ndryshoj përndryshe ashtu sic është ndëshkuar në nivel lokal për shkak të paaftësive të kandidatëve të tij ai do të ndëshkohet edhe për shkak të paaftësisë së qeverisë që ka”, tha Gjoshi.
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
Burimi planifikon që pas BBVK të punojë kamarier
PSG merr një fitore solide në udhëtim ndaj Angers
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë pa...
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut n...
“T’ua humbim buxhetin djemve”, Gresa ia tregon planin Sarës