Gjykata Evropiane e Drejtësisë, ka thënë se Hungaria ka shkelur rregullat e Bashkimit Evropian kur e ka bërë vepër penale ndihmën e individëve apo organizatave, për migrantët apo refugjatët që aplikojnë për azil.
Ky vendim i Gjykatës është i fundit kundër masave të Qeverisë së krahut të djathtë të kryeministrit, Viktor Orban, të cilat, sipas autoriteteve qeveritare, mbrojnë bllokun evropian kundër imigrimit ilegal.
Qeveria e Hungarisë ka prezantuar më 2018 projektligjin që e bën vepër penale ndihmën për azil.
Më 2015, autoritetet hungareze kanë ndërtuar ndalesë kufitare me Serbinë dhe Kroacinë dhe po atë vit rreth një milion persona janë nisur drejt BE-së, kryesisht pas ikjes nga konflikti në Siri.
Orban, i cili ka shënjestruar punën e filantropit amerikano-hungarez, George Soros, ka akuzuar Sorosin për inkurajim të migrantëve.
Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka thënë se projektligji i vitit 2018, i njohur si ligji “Stop Sorosit”, ka shkelur “ligjet e BE-së”.
Orban, kundërshtar i zëshëm i imigrimit, ka akuzuar vazhdimisht Sorosin se ka ndërhyrë në politikën hungareze dhe udhëheqje të opozitës liberale.
Agjencia ndërkombëtare për të drejta të njeriut, Amnesty International, e ka mirëpritur vendimin, duke thënë se ai “dërgon mesazh të qartë se fushata e frikësimit e Qeverisë hungareze, duke synuar ata që mbrojnë të drejtat e refugjatëve dhe azilkërkuesve, nuk mund dhe nuk do të tolerohet.” /REL/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...