Përparim Rama tregon si e njohu gruan: Ka qenë dashuri në moment të parë

18:32 | 16 Nëntor 2021
A Z

Kryetari i zgjedhur i Prishtinës Përparim Rama ka folur goxha shumë këto kohë për sa i përket planeve dhe projekteve për Prishtinën.

Megjithatë, ai shpalosi më shumë nga jeta personale,  për Prive.

Rama, mes tjerash për herë të parë zbuloi takimin me bashkëshorten në vitin 2009, aty ku nisi historia e tyre e dashurisë.

Dhe mesa duket, pritshmëritë e Kristales, zonjës së parë të kryeqytetit kanë qenë krejtësisht tjera. Ajo, ka menduar se fotografia e Përparimit në event ishte e vjetër, sepse siç tregoi Kryetari Rama, Kristalja nuk e ka pritur që të jetë një folës aq i ri në moshë si Përparimi pjesë e atij organizimi të madh në Abu Dhabi.

“Ka qenë shumë interesante. Në vitin 2009 më kanë ftuar për të marrë pjesë në një takim në Abu Dhabi për kryeqytetet e së ardhmes. Kristalja ka punuar për një kompani amerikane. Është lindur dhe ka jetuar në Amerikë. Ata e kanë organizuar ngjarjen dhe atje kam pasur të shkoj. Përmes këtij eventi. Kur e ka parë fotografinë time ka menduar që është e para 20 viteve. S’ka besu që dikush i ri, para 12-13 viteve merr pjesë në atë lloj eventi. Pastaj jemi takuar në Nju-Jork në vitin 2010 dhe ka qenë dashuri në moment të parë.” – shprehej Rama.

 

Të ngjashme