Në Intervistën e Orës së Fundit, drejtoresha për Kulturë Rini dhe Sport në komunën e Vushtrrisë, Shpresa Rama dhe fituesja e çmimit të parë në festivalin e poezisë të organizuar në këtë qytet, Aulona Hetemi dhanë përshtypjet e tyre për festivalin, njofton Klan Kosova.
Rama tha se festivali ka qenë i plotësuar pasi ka pasur pjesëmarrëse nga të gjitha trojet shqiptare, madje edhe nga diaspora.
“Kishim poete nga të gjitha trojet shqiptare edhe nga Gjermania madje”.
Ajo po ashtu tregoi për formën e zgjedhjes së poezisë fituese, ndërsa tregoi se të gjitha poezitë pjesëmarrëse ruhen në arkivat e qytetit.
“Vendimin e dha juria, e cila i ka marrë poezitë të koduara dhe vetëm një orë përpara i ka ditur fituesit”.
“Të gjitha poezitë mbesin në arkivat e qytetit”.
“Vushtrria i ruan të gjitha poezitë, si pjesëmarrëset ashtu edhe ato fituese”.
Nga ana e saj, fituesja e edicionit të sivjemë, Aulona Hetemi tha se ende ndihet çuditshëm – pas fitimit të çmimit.
“Është hera e parë që dëgjova për festivalin. Ende po ndihem cuditshëm”.
“Poezia titullohet “Më kthe në kuti””.
Por ndoshta nga emocionet e mëdha, që tha se ende i ka, ajo e pati të vështirë të thotë pak vargje të poezisë së saj.
Në fund ajo uroi të gjitha pjesëmarrëset e këtij edicioni të festivalit të poeteshave në Vushtrri.
“Përgëzime për të gjitha poeteshat”.
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Kurti sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë s...
Konjufca sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonis...