Trajneri i Prizrenit 16, Arbnor Rifati është emëruar ndihmëstrajner në Përfaqësuesen A të Kosovës.
Rifati ka drejtuar me sukses skuadrën prizrenase në vitet e fundit, derisa së fundi fitoi Superkupën e Kosovës në basketboll.
Në edicionin e kaluar drejtoi prizrenasit në vendin e parë në garat e rregullta. Rifati më herët ka qenë gjyqtar në Superligës, si dhe menaxher, duke transferuar shumë basketbollistë në Kosovë dhe më gjerë.
Rifati i bashkohet shtabit teknik të Përfaqësueses së Kosovës, dhe në bashkëunim me ndihmësit tjerë dhe përzgjedhësin Christos Marmarinos do të mundohen të kenë rezultate sa më pozitive me Kosovën.
Dardanët më 25 Nëntor do të përballen me Norvegjinë në udhëtim, ndërsa më 28 i presin në shtëpi Danimarkën. Këto dy ndeshje zhvillohen në kuadër të FIBA Eurobasket 2025.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...