Boris Johnson: Mund të bllokojmë vendin për Krishtlindje

13:32 | 16 Nëntor 2021
A. B.

“Nuk përjashtoj një bllokim në Krishtlindje”, tha kryeministri britanik Boris Johnson sot, duke u kërkuar qytetarëve të tij që të marrin dozën e tretë të vaksinës Covid-19.

Duke e lënë të hapur një skenar të tillë, deklarata e kryeministrit vjen ndërkohë që qeveria e tij planifikon të lëshojë një certifikatë shëndetësore, me kusht që qytetarët të kenë marrë të tre dozat e vaksinës së koronavirusit, shkruan cnn transmeton arbresh.info

Deri më sot, në të gjitha vendet, lëshimi i certifikatës shëndetësore bëhet për aq kohë sa është i vaksinuar plotësisht, pra ka bërë të dyja dozat e vaksinës.

Por tani qeveria e Londrës planifikon të kërkojë lëshimin e një certifikate shëndetësore vetëm për ata që bëjnë të tre dozat. Vetëm këta të fundit do të mund të udhëtojnë duke shmangur karantinën e detyrueshme. Në Britani është hapur platforma për dozën e tretë përforcuese të vaksinës për ata mbi 40 vjeç. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme