Google ADS

Kurti ia lë meritat Presidentes për ftesën që Kosova mori për Samitin e Demokracisë në ShBA

13:08 | 16 Nëntor 2021
Përparim Bublaku

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për ftesën që ka pranuar Kosova për të qenë pjesë e Samitit të Demokracisë në ShBA.

Ai ka thënë se është mirë që erdhi ftesa, por edhe mos të ndodhte një gjë e tillë, raportet me ShBA-në do të vazhdonin të jenë të mira.

“Nuk ka asnjë mospajtim ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aleanca dhe partneriteti jonë është i fuqishëm dhe nuk lëkundet nga çfarëdo keqinterpretimi që mund t’i bëhet ndonjë deklarate të dikujt”, tha Kurti, raporton arbresh.info.

Në listën e parë të publikuar Kosova nuk ishte ftuar në këtë samit, gjë e cila ngjalli reagime të mëdha.

Por Kurti ka përmendur disa faktorë që kanë bërë që ShBA të ndërrojë mendje, e ndër to është edhe vizita e presidentes Osmani..

“Për marrjen e ftesës besoj që kanë ndikuar shumë faktorë, reagimi i gjithë spektrit politik, dashamirësve tanë në ShBA dhe vizita e presidentes Vjosa Osmani dhe takimet që ka zhvilluar atje”, tha Kurti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme