Dy liderët botërorë, presidenti i SHBA-ve, Joe Biden dhe presidenti i Kinës, Xi Jinping u takuan së bashku në një samit virtual, të hënën në mbrëmje.
Kina dhe ShBA-ja ranë dakord të vazhdojnë të mbajnë kontakte të ngushta të formave të ndryshme dhe t’i rikthejnë marrëdhëniet dypalëshe në rrugën e duhur të zhvillimit të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm, shkruan cnn transmeton arbresh.info
Takimi midis presidentit kinez Xi Jinping dhe homologut të tij amerikan Joe Biden ishte “i sinqertë, konstruktiv, thelbësor dhe produktiv” dhe në krye të agjendës ishin temat kryesore, duke përfshirë çështjen e Tajvanit, tregtinë dhe ndryshimet klimatike.
Videotakimi i shumëpritur erdhi pas një viti ulje-ngritjesh në lidhjet dypalëshe.
Presidenti kinez Xi Jinping bëri thirrje për zhvillimin e shëndetshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve kino-amerikane gjatë një takimi virtual me homologun e tij amerikan Joe Biden.
Xi u shpreh se Kina dhe Shtetet e Bashkuara duhet të respektojnë njëra-tjetrën, të bashkëjetojnë në paqe, të bashkëpunojnë me përfitime të ndërsjella dhe të menaxhojnë siç duhet punët e tyre të brendshme, ndërsa mbajnë mbi supe përgjegjësitë e veta ndërkombëtare.
Kreu i shtetit i Kinës vuri në dukje më tej se, si Kina, ashtu edhe ShBA-ja, gjenden në faza kyçe zhvillimi dhe se “fshati global” i njerëzimit përballet me sfida të shumta.
Si dy ekonomitë më të mëdha në botë dhe vende anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Kina dhe ShBA-ja duhet të forcojnë komunikimin dhe bashkëpunimin, të trajtojnë siç duhet punët e tyre të brendshme dhe, në të njëjtën kohë, të mbajnë pjesën e vet të përgjegjësive ndërkombëtare dhe të punojnë së bashku për të çuar përpara kauzën fisnike të paqes dhe zhvillimit botëror, tha Xi.
Xi theksoi më tej se Kina e ShBA-ja duhet të kenë marrëdhënie të shëndetshme e të qëndrueshme mes tyre për nxitjen e zhvillimit të të dy vendeve dhe për ruajtjen e një mjedisi ndërkombëtar paqësor e të qëndrueshëm, duke përfshirë gjetjen e përgjigjeve të efektshme ndaj sfidave globale, si ndryshimi i klimës dhe pandemia e COVID-19.
Kjo është dëshira e përbashkët e popujve të të dy vendeve e të mbarë botës dhe misioni i përbashkët i liderëve kinezë dhe amerikanë, vuri në dukje ai.
Presidenti Xi i tha Bidenit se Kina do të detyrohet të marrë masa të vendosura, nëse forcat separatiste për “pavarësinë e Tajvanit” bëjnë provokime apo edhe e kalojnë vijën e kuqe.
Sipas tij, vala e re e tensioneve ndërmjet dy brigjeve të ngushticës së Tajvanit ka ardhur për shkak të përpjekjeve të përsëritura të autoriteteve të Tajvanit për të kërkuar mbështetjen e ShBA-së për agjendën e tyre të pavarësisë, si edhe të qëllimit të disa amerikanëve për ta përdorur Tajvanin për të frenuar Kinën.
Duke vënë në dukje se është një aspiratë e përbashkët e të gjithë bijve dhe bijave të kombit kinez për të arritur ribashkimin e plotë të Kinës, Xi tha: “Ne jemi të durueshëm dhe të gatshëm të bëjmë maksimumin që të përpiqemi për perspektivën e ribashkimit paqësor me sinqeritetin më të madh”.
Xi tha se i takon popullit të një vendi të gjykojë nëse ai vend është demokratik apo jo, dhe është në vetvete jodemokratike të hedhësh poshtë format e demokracisë që janë të ndryshme nga ato të tuat.
Presidenti tha gjithashtu se Kina është e gatshme të zhvillojë dialog për të drejtat e njeriut në bazë të respektit të ndërsjellë, por kundërshton përdorimin e të drejtave të njeriut si pretekst për të ndërhyrë në punët e brendshme të vendeve të tjera.
Ai vuri në dukje se çështjet ekonomike dhe tregtare midis Kinës dhe ShBA-së nuk duhet të politizohen. / arbresh.info/
Eksperti i kibernetikës jep disa dhëna për pajisen e përgjim...
Evropa pret me ankth rezultatin e zgjedhjeve në SHBA
Nisterlooy flet për të ardhmen e tij tek Manchester United
Aksident i rëndë në Shqipëri, vetura godet për vdekjet 10-vj...
Aksidenti në Bresalc të Gjilanit, vdes një grua
Durmishi: Mbyllëm rrugët ilegale me Serbinë e po i hapim rru...