Google ADS

7 pacientë po tratjohen për Covid 19 në spitalet e përgjithshme

11:02 | 16 Nëntor 2021
Përparim Bublaku

Në shtatë spitalet e përgjithshme që menaxhohen nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Univeristar i Kosovës, në trajtim spitalor nga Covid-19, janë 7 pacientë.

Në bazë të raportit të datës 16 nëntor 2021, në tërë ShSKUK-në, në trajtim janë 38 pacientë, prej tyre 9 të konfirmuar pozitiv dhe 29 pacientë post-covid.

Me oksigjeno-terapi janë 8 pacientë, përderisa në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive ka 2 pacientë.

Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-covid, sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 5 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 25 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë
Spitali i Prizrenit, 1 pacient
Spital i Pejës, 3 pacientë
Spitali i Gjakovës, 1 pacient
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme