Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka thënë se dështimi i seancave të Kuvendit tash e një kohë, është përgjegjësi e mazhornacës.
Ai ka thënë se kjo shumicë është treguar jo efikase në shumë drejtime.
“Nuk kemi arritur me pas një funksionim të mirëfilltë i cili do t’i përgjigjej edhe nevojave të qytetarëve të Kosovës. Një rol të madh në agjendën e parlamentit ka edhe Qeveria e cila nuk ka arritur me zbatuar agjendën legjislative”, tha Tahiri.
Ai ka thënë se PDK së shpejti do të dërgoj të propozuarin për nënkryetar të Kuvendit./arbresh.info/
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...