Dyshja e famshme, Irina Shayk dhe Bradley Cooper nxitën thashethemet për një ribashkim të mundshëm, pasi të dielën u panë krah për krah gjatë një shëtitje në zonën West Village të Manhattan.
Ish-partnerët, të cilët kanë një vajzë katërvjeçare të quajtur Lea, u panë të lumtur dhe në disponim ndërsa ecnin bashkë, shkruan Daily Mail transmeton arbresh.info
Aktori kishte veshur një pallto mbi një bluzë të thjeshtë, xhinse të errëta dhe atlete ngjyrë ulliri me lidhëse të kuqe.
Ndërsa Shayk kishte veshur një xhaketë të gjatë të zezë mbi një këmishë të bardhë dhe pantallona të zi.
Ylli i pasarelave dhe Cooper bënë bujë kur njoftuan fundin e lidhjes së tyre katërvjeçare në vitin 2019.
Kujtojmë se, Irina kohëve të fundit u përfol për një romancë me Kanye West në fillim të këtij viti, pasi ata shijuan një udhëtim romantik në Paris, por nuk zgjati shumë dhe një burim pranë tyre tha se “mes tyre gjërat nuk ishin serioze”.
Në mars, Shayk foli për revistën “Elle” për ndarjen e kujdestarisë së vajzës së saj të vogël me Cooper. / arbresh.info/
Arsenali kërkon një transferim befasues në janar për yllin e...
Edi tregon se si humbi 50 mijë euro për ditëlindje
Ismaili pranon letër urimi nga guvernatori i Bankës së Angli...
Ambasadori italian takoi Tërnavën, diskutuan për tolerancë e...
Kurti: Investimi në fëmijë është investimi për një ardhme të...
Dhënia e gratit prej 100 mijë euro vëllait të deputetes së V...